
Komentatori politik Fidan Rama në emisionin “Politiko” ka kritikuar votimin e kryeparlamentares në mënyrë të fshehtë.
Ai ka thënë se as edhe në këtë mënyrë, Albulena Haxhiu nuk do të zgjidhet kryeparlamentare, raporton Gazeta10.
“Edhe nëse shkohet me votim të fshehtë, po e themi që nuk qenka shkelje Kushtetuese, prap do të dështojë zgjedhja e kryeparlamentares, dhe na të dyja anët derisa nuk bëjnë kompromis unë nuk shoh zgjidhje të këtij problemi, dhe kjo do të jetë një sfidë shumë e madhe e presidentes”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10