
Ish-kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur falënderues ndaj Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për mbështetjen e dhënë në Këshillin e Evropës.
Sipas Hotit, Shqipëria mbetet zëri i shtetit të Kosovës, derisa ajo të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, transmeton Gazeta10.
“Faleminderit Kryeministër EdiRama për fjalën në Këshillin e Evropës.
Derisa Kosova
të anëtarësohet në mekanizmat ndërkombëtarë, Shqipëria
mbetet zëri i jonë, krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi.”, ka shkruar ai./Gazeta10