Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Kemi ndërmarrë reforma të rekomanduara nga BE, që janë injoruar nga qeveritë e kaluara

Gazeta10
12 October 2022 - 18:46

Pas pranimit të raportit të progresit nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se raporti e përgëzon Kosovën për stabilitet politik, çka sipas tij është parakusht për reforma afatgjate.

Kurti ka thënë se qeveria e drejtuar nga ai, ka ndërmarrë reformat që janë raportuar qysh moti nga Bashkimi Evropian por siç ka thënë ai janë injoruar nga qeveritë e kaluara.

“Raporti që në fillim e përgëzon Kosovën për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike, stabiliteti është parakusht për reforma afatgjate. Prandaj edhe këtë vit janë ndërmarrë reforma që kanë qenë rekomandime të Bashkimit Evropian për një kohë të gjatë e të cilat u injoruan nga qeveritë e kaluara si për shembull terminalet doganore private nuk janë në harmoni me MSA dhe kalimi gradual nga ato private në ato publike është rekomanduar që nga viti 2018. Vitin e kaluar e hapëm terminalin doganor në Mitrovicë ndërsa këtë vit termalin doganor në Podujevë e kthyem në shtetëror, njësoj do të vazhdojmë në hapjen e terminalit doganor shtetëror në Vermicë”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe miratimin e Rregullores së Kuvendit, Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjit për ushqimin për të cilin tha se ishte rekomanduar që nga viti 2012.

Kurti më tej, ka thënë se këtë vit kanë intensifikuar angazhimin sa i përket liberalizimit të vizave ku ka përmendur një raport të detajuar që i kanë dërguar në muajin gusht Komisionit Evropian, i cili sipas tij, tregon progresin e Kosovës në sundim të ligjit, luftën kundër korrupsionit dhe menaxhimin e migrimit.

Teksa ka treguar janë bashkërendim me presidencën çeke të Këshillit duke theksuar se kjo çështje është edhe prioritet i tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.