Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Avokati Vërtopi paralajmëron: Nëse nuk ndryshon sistemi, këto raste kanë me u rrittë!

Gazeta10
08 July 2025 - 21:25

Vdekja e dyshimtë e të riut në Lipjan ngjalli polemika të shumta në opionion edhe drejtë reagimit që patën pesë zyrtarët e përfshirë policor.

Se sa po pregaditen dhe çfarë po bëhet në trajnimin e policëve të rinj ishin pyetje të parashtruar në 24 orshin e fundit.

Avokati Florin Vërtopi, i ftuar në “Politiko” adresoi kritika për sistemin mbi të cilin funksionon aktualisht Policia e Kosovës.

Sipas tij, nëse kjo qasje vazhdon, atëherë do shënohet rritje e këtyre rasteve.

Po e them është çështja e funksionimit të sistemit, nëse nuk ndryshon sistemi këto raste kanë me u rrit për ditë e më tepër. Për arsye se e ke trajtimin krejt tjetër, nëse shkon ,e ftesë të një oficeri të policisë i cili punon, të themi në Departamentin kundër Krimit Financiar, sepse është i trajnuar, di si me të prit, e tretman tjetër ke prej një oficeri tjetër nëse të fton për me të marr në pyetje për një vepër të lehtë. I shohim ato dallime qysh në start, prandaj po iu them, nëse nuk ndryshon sistemi këto raste keni me i pas përditë“, tha ai.

Më shumë detaje: 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.