
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai i ftuar sonte në “Politiko” tregoi edhe përvojën e tij politike në Kosovë.
Fetai teksa tha se nuk ishte këshilltar i ish-presidentit Thaqi, në “Politiko” bëri të ditur se kishte punuar në themelimin e ministrive e agjencive të ndryshme.
“Nuk kam qenë këshilltar politik i Hashim Thaqit e as i Bajram Kosumit, unë kam qenë aty me një projekt të UNDP-së, që kam ofruar asistencë teknike. Kam punuar në shërbim të Qeverisë së Kosovës dhe kam dhënë kontributin tim. Kam punuar, me shumë krenari e them për t’i ndihmuar shtetndërtimit të Kosovës, kam punuar drejtpërdrejt në themelimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kemi themeluar Axhencionin Kundër Korrupsionit”, tha ai.