Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Detaje/Kush e vizitoi ‘sekret’ Nasim Haradinajn në Hagë, e kush është ai tash?

Gazeta10
14 Korrik 2025 - 23:53

Derisa ishte në Hagë, veterani i luftës, Nasim Haradinaj tregon se si gjatë pandemisë u vizitua nga një i panjohur.

Haradinaj, i ftuar në emisionin “Adresa” të Kanal10 tregon se si e kuptoi që personi me të cilin u takua ishte drejtori i pavilonit të burgut në të cilin ishte ai.

“Erdhi në dhomat e vizitave poshtë, ku i kemi për avokatë. Ishte koha e kovidit, ishte edhe më e rëndë, se sa po të ndodhte sot. Ai vjen aty, nuk informohet avokati im prandaj edhe them, s’është drejtësi kjo. Më thanë po thirr mbrojtja, kur shkoj poshtë, personi e lexon një letër në shqip. E pyes kush je ti, më tha nuk japim emra. Pas dy muajve kërkesë, e morëm një përgjigje. Një zyrtar i lartë i Gjykatës, e që një muaj pa dal unë prej burgut erdhi drejtor i pavilonit tonë aty”, tha ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.