Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

E-Kioska në Komunën e Prishtinës jashtë funksionit

Gazeta10
13 October 2022 - 9:04

Në mëngjesin më Arben Ahmetin është raportuar se E-Kioska nuk është duke funksionuar, dhe në njërën nga hyrjet e saj janë hequr komplet shkallët, raporton Gazeta10.

Ndërsa kioskat e tjera në hyrje të komunës së Prishtinës nuk janë duke punuar, e qytetarët po presin për përdorimin e kësaj kioske.

E mos përdorimi i tyre po shkakton tollovi tek qytetarët pasi ata po detyrohen të presin shumë gjatë që të pajisen me çertifikata.

Drejtori i Administratës në komunës e Prishtinës, Bersant Beka tha se është problem me softuerit por që shumë shpejt do të rregullohet.

“Po kemi probleme me E-Kioskën, përshkak të softuerit por kemi kontaktuar edhe me kontraktorin dhe po shpresojmë që të hyjnë në funksion sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.