
Kryetari i Këshillit të Shqiptarëve në Luginën të Preshevës, Ragmi Mustafi së bashku me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin janë nisur për në Washington, raporton Gazeta10.
Mustafi ka thënë se Qeveria e Kosovës po e mbështet një angazhim të përbashkët për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Tutje, ai ka thënë se mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së ShBA-së është një mundësi e kruciale për zhvillimet rajonale.
Këtu keni statusin e plotë:
“Angazhimi i përbashkëta për avokimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane të Joe & Shirley DioGuardi, të mbështetur nga Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri Albin Kurti është në kuadër të ndërrmarrjes së hapave strategjik.
Mundësia që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e agjendës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është jashtëzakonisht e rëndësishme në zhvillimet rajonale të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10