
Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, duke e komentuar Raportin e Progresit për Kosovën ka thënë se Kosova po ecë bindshëm drejt Bashkimit Europina, raporton Gazeta10.
Bislimi ka thënë se ky është një ndër raportet më të mira në rajon.
Ai më tej ka thënë se Kosova qëndron e përkushtuar për zhvillimin e vendit.
Bislimi ka folur edhe për reformat europiane në raport me standartet e kërkuara nga BE-ja.
Këtu keni statusin e plotë:
“Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për Kosovën për vitin 2022. Ky raport, ka shënuar progres dhe është një ndër raportet më të mira në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe ndër më të mirat ndonjëherë për Kosovën. Është evidentuar gjithashtu dhe avancimi në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe Agjendës së Reformave Evropiane.
Ne qëndrojmë të përkushtuar maksimalisht në zhvillimin e vendit, avancimin e agjendës evropiane dhe përmbushjen e reformave të nevojshme për përafrim me standartet e BE. Kosova ecën bindshëm në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave demokratike e evropiane”, ka shkruar Bislimi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10