Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani pret sot në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së

Gazeta10
02 Gusht 2025 - 9:17

Presidentja Vjosa Osmani sot do të presë në takim Zëvendësndihmës Sekretarin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David A. Baker.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, takimi do të zhvillohet nga ora 15:00 në Kabinetin e Presidencës.

Po ashtu u bë e ditur se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.

Ndryshe, Baker arriti të premten në Kosovë, në vizitën e parë të tij në vendin tonë, dhe u prit nga e ngarkuara me punë e misionit diplomatik të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Gjatë vizitës së tij, Baker do të takohet edhe me ministrin e Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedoncin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.