
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas përfundimit të vizitës në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës, ka thënë se kjo vizitë ishte historike.
Tahiri këtë e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku edhe ka renditur edhe disa argumente se pse po e quan vizitë historike, transmeton Gazeta10.
“Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike”, ka shkruar ai në Facebook.Gazeta10