
Këtë të enjte në Prishtinë pritet të mbahet protestë për “padrejtësitë” e Gjykatës Speciale në Hagë, ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së.
Sipas avokatit, Xhevdet Smakiqi atje po ndodhin padrejtësi e gjykime nën praktikën arbitare.
Smakiqi në linjë direkte për emisionin “Gazeta” të Kanal10, tha se atje po shkelet edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
“Po ndodhin padrejtësi për një praktikë arbitrare e kinse Dhomave të Specializuara të Kosovës ku të gjithë kemi pritur standarte të larta të drejtësisë, e sa e kemi mbi 70% e gjykimit është në kundërshtim me parimin e publicitetit e pa llogaridhënie”, tha ai.
“Krerët e UÇK-së janë të privuar nga liria nën masën e paraburgimit të pa shembullt e pazakontë. Po shkelen dispozitat dhe neni kushtetues i 29-të i Kosovës, Konventa Ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe skandalet e filtrimit të prokurorëve apo stafit që pastaj po bëhen prokurorë”, shtoi tutje ai.