Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi Trump-Putin, Zelensky: Ne mbështetemi te Amerika

Gazeta10
15 Gusht 2025 - 15:49

Para samitit të presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin është lajmëruar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i cili – pak minuta më parë – tha “ne mbështetemi te Amerika”.

Në një deklaratë në X, Zelensky i bën jehonë komenteve të Trump duke thënë se takimi i sotëm është “me të vërtetë, me rrezik të lartë”, duke shtuar se samiti “duhet të hapë një rrugë të vërtetë drejt një paqeje të drejtë” dhe një takimi trepalësh midis Ukrainës, SHBA-së dhe Rusisë.

Ai thotë se Ukraina po dërgon përforcime për të ndaluar përparimet e Rusisë në Ukrainën lindore, duke përfshirë rajonet Donetsk dhe Zaporizhzhia – dy nga territoret që ka të ngjarë të zënë vend qendror gjatë bisedimeve të sotme.

Ai e përfundon deklaratën duke bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës dhe Rusia të ndërmarrë “hapat e nevojshëm”.

Para takimit është deklaruar edhe Trump

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.