Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

Gazeta10
19 August 2025 - 20:49

Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona.

Se çfarë dhe pse po ndodhin këto “izolime” atje, sonte në Politiko është i ftuar anëtari i OVL-së, Faton Klinaku.

Përgjatë fjalës së tij, Klinaku përmendi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij ka dërguar akuzë drejtë Thaçit.

Një prej akuzave ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë që thotë që deputetët apo anëtarët/drejtuesit e PDK-së që po shkojnë atje, po marrin direktiva nga Hashim Thaçi për proceset politike në Kosovë. Akuzë është“, deklaroi ai.

Mes tjerash, Klinaku deklaroi se kurti është pro gjykatës speciale teksa përmendi edhe deklaratën e tij se ai ishte takuar me prokurorin Smith.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.