Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Edon Zhegrova arrin marrëveshje personale me Juventusin

Gazeta10
20 August 2025 - 9:00

Edon Zhegrova është gjithnjë e më afër transferimit te gjiganti italian, Juventusi.

 

Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, sulmuesi i Kosovës ka arritur marrëveshje personale me klubin nga Torino për një kontratë pesëvjeçare.

 

26-vjeçari është pajtur me një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030 me pagë vjetore 2.5 milionë euro në sezon plus bonuset.

 

“Biankonerët” tani duhet të negociojnë me Lille për shumën e transferimit, që pritet të jetë diku rreth 20 milionë euro.

 

Në garë për transferimin e Zhegrovës ka qenë edhe Marserille, por tani edhe vetë futbollisti i ka dhënë përparësi kalimit në Serie A.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.