
Chelsea synon transferimin e Xavi Simons në ditët e fundit të afatit kalimtar veror.
“Blutë e Londrës” tash e një kohë të gjatë kanë arritur marrëveshje personale me Simons për një kontratë deri në vitin 2031, por mungon akordi mes klubeve.
Chelsea nuk do të heqë dorë nga Simons deri në ditën e fundit të afatit kalimtar, ku do të synojnë marrëveshjen edhe me Leipzigun.
Po ashtu, Chelsea është duke synuar sa më parë largimin e Jackson dhe Nkunkus, në mënyrë që ta ketë më të lehtë transferimin e holandezit.
Xavi Simons ka qenë i qartë nga fillimi që e dëshiron vetëm kalimin në “Stamford Bridge”, përkundër ofertave të shumta që ka pasur.