Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbnor Muja afër rikthimit në futbollin belg

Gazeta10
27 August 2025 - 10:42

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbnor Muja me shumë gjasë do të rikthehet në elitën e futbollit belg.

 

Sulmuesi nga Mitrovica nuk është në planet e skuadrës së Samsunspor, të cilët po kërkojnë shitjen e tij për të liruar vendin për lojtarët e huaj.

 

Muja erdhi te Samsunspor në janar të vitit 2024, por ai nuk arriti pritshmëritë që kishte për të klubi turk.

 

Në anën tjëtër, sulmuesi anësor po monitorohet nga Anderlecht, skuadra belge që e njeh mirë atë.

 

Trajneri i kësaj skuadre, Besnik Hasi po kërkon me ngulm që ta ketë në skuadër 26-vjeçarin.

 

Muja ka pasur sukses në futbollin belg sa ishte pjesë e Royal Antëerp, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën, madje kishte shënuar golin e parë në historinë e kësaj skuadre në Ligën e Kampionëve.

 

Kontrata aktuale e Mujës me Samsunspor skadon në qershor të vitit 2027, por klubi nuk do ta pengojë largimin e tij në ditët e fundit të afatit kalimtar. Skuadra turke kishte shpenzuar dy milionë për kartonin e tij.

 

26-vjeçari është pjesë e kombëtares së Shqipërisë që nga vitit 2023, ku deri më tani ka zhvilluar pesë paraqitje me kuqezinjtë.

 

 

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.