Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Edhe Edi Rama e takoi Scholzin në Berlin

Gazeta10
15 October 2022 - 9:38

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka takuar kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz në Berlin, në kongresin e 30-të jubilar të Partisë së Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë

Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë disa fotografi nga takimi me kancelarin gjerman, teksa ka uruar qytetarët për një fundjave të mbarë.

“Mirëmëngjesi dhe nga Berlini, ku sot në mesdite mbyllet me fjalimin e kancelarit Scholz, Kongresi i Socialistëve dhe Demokratëve Evropianë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Përveç Ramës, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Scholz, me të cilin ka biseduar për çështjet aktuale politike dhe marrëdhëniet e mira mes dy vendeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.