Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vdes një 71-vjeçar nga Malisheva, u rrëzua nga Kalaja e Prizrenit

Gazeta10
09 Shtator 2025 - 21:20

Një person i moshës 71-vjeçar, o lindur në Llashkadrenoc të Malishevës, me vendbanim në Prizren, ka vdekur pasi është rrëzuar nga Kalaja e Prizrenit.

Këtë  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bën të ditur se për momentin nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë.

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca. Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete”.

“Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. /KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.