Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ronaldo: Kam vuajtur për vite me radhë nga depresioni, edhe sot bëj terapi

Gazeta10
15 October 2022 - 13:52

Ronaldo “fenomeni” ka zbuluar detaje të reja nga jeta e tij, për të cilat nuk kishte folur asnjëherë deri në këto momente.

Në një intervistë për “DAZN”, legjenda e Brazilit rrëfeu se ka vuajtur nga depresioni për disa vite, madje thekson se edhe sot vazhdon të bëjë terapi.

“Sot po bëj terapi. Kanë kaluar dy vjet e gjysmë që kur kam filluar dhe tani e kuptoj shumë më mirë atë që ndjeja më parë. Duke parë prapa, kuptoj se kemi qenë të ekspozuar ndaj një stresi shumë të fortë mendor, për më tepër pa asnjë përgatitje. Sot, në epokën e internetit, futbollistët janë shumë më të përgatitur nga ky këndvështrim, vizitohen, marrin kujdesin e nevojshëm. Në atë kohë nuk ishin të gjitha kët mundësi  dhe stresi mund të shënonte pjesën tjetër të jetës suaj”-tha Ronaldo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.