
Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur mbështetje për deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dega e Pejës.
Përmes një postimi në Facebook, Muhaxheri ka thënë se deputetët kanë marrë, sipas tij, vendimin e duhur për Kosovën dhe LDK-në.
“Mbështes fuqishëm qëndrimin e deputetëve të LDK-së nga dega e Pejës. Sot morën vendimin e duhur për Kosovën dhe për LDK-në”, ka shkruar Muhaxheri.
Ai ka theksuar se bindja, besimi dhe vlerat e LDK-së duhet të jenë ato që mbizotërojnë gjithmonë.