Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bali Muharremaj: Përveç komunave s’ka tjerë me legjitimitet, as Qeveri as Kuvend

Gazeta10
01 September 2026 - 19:17

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se aktualisht, sipas tij, të vetmet institucione që kanë legjitimitet në Kosovë janë komunat.

Muharremaj, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka folur për çështjet që lidhen me të drejtat dhe përgjegjësitë e komunave, duke theksuar se buxheti i tyre ndahet nga të hyrat e përgjithshme dhe të hyrat vetanake.

“Unë kisha me u lidh ma shumë te temat që i patëm sot, të protestojmë, dmth që janë të drejtat tona legjitime”, ka deklaruar Muharremaj.

Ai më pas ka bërë një deklaratë të fortë për situatën institucionale në vend, duke thënë se, përveç kryetarëve të komunave, asnjë organ tjetër nuk e gëzon legjitimitetin.

“Unë veç një sen du me ja thanë, unë çka jam tu pa, përveç kryetarëve të komunave në këtë vend që janë legjitim, asnjë organ tjetër nuk është legjitim”, ka thënë ai.

Muharremaj ka përmendur në këtë kontekst edhe institucionet qendrore.

“Duke fillu prej kryeministrit, ministrave, deputetëve”, është shprehur kryetari i Suharekës.

Deklarata e tij vjen në një kohë kur në vend po zhvillohet debat i madh politik dhe institucional rreth funksionimit dhe legjitimitetit të institucioneve të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.