Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Raporti i Progresit, Tahiri dhe Deliu me akuza për qeverinë, thonë se ka progres të limituar

Gazeta10
15 October 2022 - 16:35

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovësë, Abelard Tahiri, si dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me Raportin e Progresit, raporton Gazeta10.

Tahiri ka thënë se PDK e dëshiron progresin e vendit dhe se për këtë edhe kanë përkrahur marrëveshje ndërkombëtare, 30 sosh.

 “Ne e duam progresin për vendin tonë, ne duam të japim kontributin për vendin tonë. Pra në linjë me të, si grup parlamentar i kemi dhënë përkrahje pothuajse prej 31 marrëveshjeve ndërkombëtare, 30 i kemi votuar, të gjitha këto marrëveshje i kemi votuar si opozitë”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se ky raport e ka vënë në pah mungesën e progresit në të gjitha fushat e vendit.

“Është me rëndësi të theksohet që raporti i progresit vlerëson miratimin e një pjesë të ligjeve, siç është ligji për deklarimin e pasurisë dhe ligji për anti-korrupsion. Ajo çka mund ta përmbledhë me një fjali është që ky raport evidenton mungesën e progresit në të gjitha fushat në Republikës e Kosovës”, shtoi Tahiri.

Deputetja, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se në pjesën dërmuese të fushave ka pasur progres të limituar.

Më tej, Deliu-Kodra, ka thënë se kjo qeveri nuk ka ritëm të mjaftueshëm si dhe nuk ka bërë asnjë reformë të thellë.

“Çka vërejmë në këtë raport të fundit, në shumicën e fushave ka pasë progres të limituar, dhe ne nuk kemi parë ritëm të mjaftueshëm nga kjo qeveri të angazhohet për të punuar në secilin sektor, nuk ka asnjë reformë të thellë që raporti e thekson në raportin e fundit”, ka thënë Deliu-Kodra.

Më tej, ajo ka potencuar edhe gjuhën linçuese ndaj gazetarëve.

“Njëra prej temave që e potencon ky raporton ky raport, është gjuha linçuese e përdorur ndaj gazetarëve. Siç e ka thënë edhe raporti ne shohim një theks të veçantë shqetësues sa i përket lirisë së mediave, që këtë vit ka qenë tejet e theksuar”. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.