
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një pjesë nga fjala e kancelarit gjerman Olaf Scholz, të cilin edhe e ka komentuar njëkohësisht, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se drejtori në këtë rast Scholz, e ka përsëritur para kolektivit se do të marrë honorar për punë jashtë orarit, duke iu referuar hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
“Ai momenti kur drejtori ta përsërit para kolektivit që do marrësh honorar për punën jashtë orarit”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Në videon e publikuar nga Rama, Scholz, ka thënë se statusi i kandidatit nuk është më premtim për vendet e Ballkanit Perëndimor
Scholz gjatë fjalës së tij iu ka drejtuar kryeministrit të Shqipërisë në emër.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë 20 vite që janë kandidate për në BË, por pas kaq shumë kohësh, kjo nuk do të jetë vetëm me fjalë por edhe me vepra. Edit sapo thash se ne i qëndrojmë krah vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Scholz ndër të tjera. / Gazeta10