
Liverpooli ka arritur ta mposhtë Manchester Cityn në kryendeshjen e javës së 11-të në elitën e futbollit anglez, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Anfield” u zhvillua një spketakël i vërtetë nga të dyja skuadrat.
Pjesa e parë përfundoi pa gola përkundër rasteve që kishin të dyja skuadrat.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Mohamed Salah, kur po zhvillohej minuta e 76-të e ndeshjes.
Me këtë fitore Liverpooli ngjitet në pozitën e tetë me 13 pikë, ndërsa me këtë disfatë City vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 23 pikë të grumbulluara. /Gazeta10/