Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Përfundon ëndrra e Marokut, Franca siguron biletën për në gjysmëfinalen e Botërorit

Gazeta10
10 July 2026 - 0:09

Franca ka konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një prej favoriteve kryesore për titullin botëror, duke mposhtur Marokun në çerekfinale dhe duke siguruar një vend në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

“Gjelat” zhvilluan një paraqitje fantastike, ndërsa i dhanë fund ëndrrës së marokenëve, duke fituar me rezultat 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me barazim 0-0, edhe pse kombëtarja franceze kishte mundësinë për të kaluar në epërsi, por Kylian Mbappe dështoi nga penalltia, pasi gjuajtja e tij u prit nga portieri Bono.

Por atë që nuk e bëri në pjesën e parë, Mbappe e bëri në minutën e 60-të, duke e kaluar Francën në epërsi me një supergol.

Gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembele vulosi fitoren e “Gjelave”.

Në gjysmëfinale Franca e pret fituesin e ndeshjes Spanjë – Belgjikë, derisa rrugëtimi i Marokut në Kupën e Botës përfundoi sonte.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.