
Kandidati për kryetar në komunën e Klinës, nga rradhët e AAK-së, Zenun Elezaj në emisionin “Politiko” ka shpalosur planin e tij qeverisës.
Ai ka thënë se në mandatin e ri do të realizohen shumë projekte të cilat kanë mbetur në gjysmë gjatë këtij mandati, raporton Gazeta10.
“Do të ndërtohet tranziti në Komunën e Klinës që ka filluar vitin e kaluar është bashkëfinancim me Ministrin e Infrastrukturës, i cili do të përfundojë në fund të vitit të ardhshëm, projekti tjeter do të jetë hartimin e projektit teknik për ndërtimin e implantit për trajtimin e ujërave të zeza, do të ndërtojmë një fabrik me ujë të pijes më një kapacitet prej 200 litra për sekond”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10