Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takon të mbijeturat e dhunës seksuale, Kosova ka histori të dhimbshme

Gazeta10
17 October 2022 - 14:09

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim një delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia.

Osmani ka folur para tyre se historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtuar të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë.

“Historia më e re e Kosovës bart në vete rrëfimin e trishtë të mbi 20 mijë grave të dhunuara gjatë luftës së vitit 1999 nga regjimi gjenocidal i Serbisë. Prita një Delegacion të Rrjetit Global të Viktimave dhe të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës nga Ukraina dhe Kolumbia. Përvoja e Kosovës mund ta ndihmojë Ukrainën në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Populli i Kosovës është në krah të popullit ukrainas dhe do të vazhdojë mbështetjen ndaj tij me të gjitha mundësitë”, ka shkruar ajo në Facebook./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.