Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Vuçiq pas takimit me Lajçakun: “Insistojmë në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tash”

Gazeta10
17 October 2022 - 16:56

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka insistuar që marrëveshjet e arritura në Bruksel të zbatohen, raporton Gazeta10.

“Një bisedë serioze dhe të përgjegjshme me Miroslav Lajçakun për çështjet e hapura në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinë. Ne vazhdojmë të luftojmë për të shpëtuar vendin dhe popullin tonë duke insistuar në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tash dhe respektimin e të drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Lajçak javën e kaluar ishte në Prishtinë, ku ishte takuar me kryeministrin Albin Kurtin.

E në Prishtinë kishte thënë se në Beograd do t’i diskutojë temat e njëjta.

Pra tema që lidhen me targat, marrëveshjen për energjinë si dhe normalizimin e marrëdhënieve./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.