
Kandidati për kryetar të komunës së Istogut e ka akuzuar kryetarin aktual Ilir Ferati në emisionin “Politiko” se është duke shtruar rrugë në fshatra vetëm për vota.
Ai ka thënë se përveq rrugëve ai është duke shtruar edhe oborre private, raporton Gazeta10.
“Pse e keni marrë këtë infenzivë për të shtruar rruga private dhe oborre private nëpër fshatëra, kjo është duke u përdorur për vota”, tha Blakaj.
Kësaj deklarate i’u kundërpërgjigj kryetari aktual duke e mohuar që nuk është duke e bërë për vota.
“Po, në secilin shtator të secilit vit bëhet kjo përshkak se gjatë verës janë mërgata për këtë arsye çdo shtator të çdo viti janë shtruar këto rrugë, këtë mund ta shikoni edhe në faqen time zyrtare”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10