Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori francez pas takimit me Bislimin: Folëm për të gjitha

Gazeta10
17 October 2022 - 20:15

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot janë takuar sot, ku sipas njoftimeve nga të dy, janë pajtuar për të gjitha temat që i kanë diskutuar, raporton Gazeta10.

Ambasdori Guerot ka njoftuar shkurt për takimin.

“Një bisedë shumë e mirë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në të gjitha cështjet e interesit të përbashkët. Në të gjitha”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Bislimi ka dhënë më shumë detaje.

“Një diskutim i frytshëm me ambasadorin francez në Kosovës, Olivier Guerot. Shpreha vullnetin për ta vazhduar bashkëpunimin me ambasadën franceze, për forcimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin ekonomik dhe projektet konkrete. Ambicia për integrime evropiane, ishte mes temave të diskutuara”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.