
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka njoftuar se është hapur konkursi për Akademinë e Forcave Ajrore të Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se ky konkurs i hapur sot do të zgjasë deri më 25 tetor.
Tutje, Mehaj ka treguar edhe procedurat dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.
Mehaj ka thënë se ky është një sukses i madh teksa ka falënderuar për këtë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Të dashur të rinj e të reja,
Nga sot deri më 25 tetor 2022 ju ftojmë të aplikoni për të realizuar ëndrrën tuaj unike për studime në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.
Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit sipas kritereve të Rregullores së FSK-së dhe të Akademisë së Forcave Ajrore, procedurat ankimore, kriteret tjera, dokumentet e kërkuara për aplikim, si dhe udhëzimet se si të aplikoni, qasuni në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org, në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net ku edhe është publikuar shpallja e konkursit.
Gjithashtu kandidatët e interesuar duhet të plotësoni formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.
Ky është sukses ynë i madh i radhës, falë mbështetjes së madhe të aleatëve tanë jetik amerikan.
Falënderim dhe mirënjohje e përhershme për SHBA-në, Departamentin Amerikan të Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Amerikane!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10