
Ish Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar ministren e jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, raporton Gazeta10.
Hoxhaj ka thënë se e ka falënderuar kryediplomaten gjermane për mbështetjen e Gjermanisë dhënë Kosovës.
Këtë takim të shkurtër ai e ka realizuar në Forumin për politikë të jashtme në Berlin.
Këtu keni statusin e plotë:
“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falenderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës! ”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10