
Të paktën katër persona janë lënduar si pasojë e një aksident trafiku mes dy veturave në Rahovec, raporton Policia e Kosovës.
Drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta10.
“Rahovec 17.10.2022 – 14:26. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy veturave me targa vendore.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e veturave si dhe dy meshkuj kosovarë këmbësorë. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësorë. Dy drejtuesit e veturave pas pranimit të tretmanit mjekësorë, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”./Gazeta10