
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e së premtes në autostradën Prishtinë-Prizren.
Sipas pamjeve nga Kosovapress, shihet se një kamion ka dalë nga rruga. Bazuar në pamje shihet se në aksident janë përfshirë dy kamionë. Nuk dihet nëse ka të lënduar apo viktima nga ky aksident.
Policia është kontaktuar dhe është në pritje të një përgjigjeje edhe për media.