Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

3% e votueseve shfrytëzojnë të drejtën e votës deri në ora 09:00 në Maqedoni

Gazeta10
19 October 2025 - 11:44

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni të Veriut ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 09:00.

Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 09:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve, raporton Alsat M.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë.

Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
16 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.