Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vendet e reja të punës, Bislimi: Kujtdo që i interesojnë unë e kam listën

Gazeta10
18 October 2022 - 12:41

Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se ai e ka një listë të vendeve të reja të punës, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se shifrat e puënsimit janë të dokumentuara, duke iu përgjigjur kritikave që ato nuk po duken.

“Është një shifër e dokumentuar. E njëjta vlen edhe për punësimin, për arsye se shumë herë po thuhet nuk po duken vendet e punës. Vendet e punës nuk ekspozohen në shesh për me i pa, por janë pjesë e publikimit të statistikave”, tha Bislimi.

Bislimi ka thënë se ai madje e ka edhe një listë ku tregohen vendet e reja të punës për secilin biznes për një periudhë kohore prej një viti.

“Kujtdo që i intereson, unë e kam listën e të gjitha 71 mijë bizneseve në Kosovë për secilin prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga viti 2020 deri në vitin 2021 dhe mund të themi saktë se ku janë këto 35 mijë vende të punës edhe me regjione […] Shifrat ekzistojnë dhe janë edhe të qasshme për publikun”, ka thënë ai.

Ai këto komente i ka bërë në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022” / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.