Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mori 40 milionë shikime për 24 orë, këngëtari i himnit të ri të protestuesve u arrestua nga Irani (Video)

Gazeta10
18 October 2022 - 12:46

Këngëtari i ri Iranian, Shervin Hajipour u bë i famshëm nga protestat e fundit popullore në shtetin islamik me këngën e re të tij, tekstin e të cilës e shkroi duke mbledhur reagimet e iranianëve të revoltuar, raporton Gazeta 10.

Ai kompozoi këngën  “Baraye” (Sepse..) duke marrë 40 milionë shikime brenda 24 orëve pasi e postoi në Instagram.

Qeveria reagoi shpejt duke e arrestuar këngëtarin e ri dhe e detyroi atë ta largoj videon. Por tashmë ishte vonë, kjo video-këngë është bërë himni i ri i iranianëve të rinj të revoltuar. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.