
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Pakon Mbështetëse të Qeverisë së Shqipërisë për qytetarët, raporton Gazeta10.
Rama ka thënë se qeveria që ai drejton do të jetë më shumë se kurrë afër qytetarëve.
Ai ka thënë se kjo është e nevojshme për tu dalur në ndihmë qytetarëve si pasojë e inflacionit që ka ardhur nga lufta në Ukrainë.
Tutje, Rama ka përmendur secilën pikë të ndihmës që qeveria ka planifikuar për qytetarët.
Këtu keni statusin e plotë:
“Do të jemi më shumë se kurrë pranë njerëzve në nevojë dhe njerëzve të punës, për ta përballur dimrin që po quhet dimri më i vështirë i Europës nga Lufta e Dytë Botërore, pasojë e inflacionit të luftës së Putinit kundër lirisë e demokracisë perëndimore
Mburoja financiare për çmimin e energjisë rritja e qëndrueshme e pagave e pensioneve
rritja e mëtejshme e pagës minimale
rritja e ndihmës ekonomike dhe dyfishimi i saj për nënat me dy fëmijë, pas atyre me tre pranverën e kaluar
dyfishimi i ndihmës ekonomike për pensionistët e vetmuar
rritja e ndihmës financiare bashkë me mbështetjen për energjinë elektrike për personat me aftësi të kufizuara
rritja e financimit për naftën pa taksa për fermerët dhe prodhimin e grurit
mbështetja e re financiare për naftën në sektorin e peshkimit
financimi i transportit urban për mbajtjen në vend të çmimit të biletës… këto janë masa tanimë aktive në mbështetje të ekonomisë së familjeve shqiptare, të cilat do të pasohen nga bonusi i fundvitit për pensionistët, si edhe masat e reja mbështetëse për pagat e pensionet vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10