Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Toni Kroos nuk po mund ta besojë sesi mbrëmë Man City fitoi çmimin “klubi i vitit”

Gazeta10
18 October 2022 - 14:52

Mesfushori Toni Kroos ka mbetur i habitur se si klubi i tij Real Madrid nuk e fitoi çmimin klubi më i mirë i sezonit 2021/22, gjatë ceremonisë së Topit të Artë të hënën.

Megjithëse kishte një sezon të jashtëzakonshëm duke e fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën edicionin e kaluar, Reali u zgjodh klubi i tretë më i mirë dhe Manchester City e fitoi çmimin klubi më i mirë për i sezonit të kaluar.

Ekipi i tretë më i mirë në sezonin 2021/22 – a je i lumtur Real Madrid?” shkroi Kroos në rrjetin social Twitter.

Megjithëse nuk fitoi trofe kolektiv në këtë ceremoni, Real Madridi pati shumë për të festuar të hënën, pasi sulmuesi i vet Karim Benzema e fitoi Topin e Artë për herë të parë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.