Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deçani feston ‘Ditën e Gështenjës’, tradita vazhdon

Gazeta10
24 October 2025 - 14:15

Në kompleksin “Fetnete Ramosaj” në Deçan po mbahet festa tradicionale “Dita e Gështenjës”, një ngjarje që tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e identitetit kulturor të kësaj komune.

Pos gështenjave, në këtë festë tradicionale janë ekspozuar edhe produkte të tjera vendore si mjaltë e punime tradicionale.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen festës për të shijuar produktet dhe traditat vendase.

Aktiviteti që nisi me fillim nga ora 12:00, po mbahet për të shtatin vit radhazi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.