Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Maturantët dhe profesorët nga Struga vizituan Ferdonije Qerkezin

Gazeta10
24 October 2025 - 15:46

Në vizitën dyditore që i bënë një pjesë të Dukagjinit në Kosovë, një numër i konsiderueshëm profesorësh dhe maturantë të gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” nga Struga vizituan edhe shtëpinë e Ferdonije Qerkezit në Gjakovë.

Më 27 mars 1999, forcat e armatosura serbe ia rrëmbyen Nënë Ferdonijes bashkëshortin dhe katër djemtë.

“Me lot në sy kuadri pedagogjik dhe nxënësit i shprehën kësaj nëne të përvuajtur dhembjen e madhe për tragjedinë që ka përjetuar gjatë zbatimit të gjenocidit që kreu Serbia në Kosovë. Dhembja për viktimat e gjenocidit është dhembje e çdo njeriu!”.

“Shembulli i kuadrit pedagogjik dhe nxënësve struganë është domethënës për të gjitha ata që dëshirojnë të dëshmojnë se ne nuk harrojmë viktimat e gjenocidit dhe tmerret që përjetuan shqiptarët e Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999. Me respekt për të gjithë të rënit për liri!”, tha Florentina Hani, profesoreshë e gjimnazit “Dr. Ibrahim Temo” në Strugë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.