
Në emisionin “Adresa” në Kanal10, avokati Xhevdet Smakiqi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe dështimin e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të formuar qeverinë e re.
Sipas Smakiqit, koha politike e Kurtit ka përfunduar dhe një “Qeveri Kurti 3” nuk do të ekzistojë kurrë. Ai ka përdorur tone të ashpra ndaj kreut të ekzekutivit, duke thënë se mandatet e deritashme të Kurtit kanë qenë të pasuksesshme.
“Po nisna me titullin tënd, kurrë Kurti as tre as dy e një, bile s’ka Kurti tre. Ka Kurti gjys në kohën e LDK-së dhe Kurti 1 i dështuar tërësisht,” ka deklaruar Smakiqi.