Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadorja e ShBA-ve në Tiranë: Dënojmë sulmet kibernetike nga Irani

Gazeta10
18 October 2022 - 17:32

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Niko Peleshi, këtë të martë, transmeton Gazeta10.

Në fokus të diskutimit ishte sulmi kibernetik nga Irani, ndërsa ajo theksoi se Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-së për të garantuar lirinë dhe sigurinë.

“U takova sot me Ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi  për të diskutuar bashkëpunimin në mbrojtje, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes kibernetike.  E kemi bërë të qartë se dënojmë sulmet kibernetike të kryera nga Irani kundër aleatit tonë të NATO-s.. SHBA do të mbështesë gjithmonë fuqimisht përpjekjet e Shqipërisë për të mbrojtur popullin dhe territorin e saj dhe për të kontribuar në qëllimin e NATO -s për të garantuar lirinë dhe sigurinë e të gjithë aleatëve“, tha Kim, shkruan TCH./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.