
Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, mbrëmë ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Booker Prize”, në Londër.
Lipa përgjatë fjalimit të saj, ka përmendur që leximi i librave të Ismail Kadaresë, e ka ndihmuar atë të përvetësojë Gjuhën Shqipe, si dhe të lidhet me identitetin si shqiptare e Kosovës, raporton Gazeta10.
“Kur kam qenë e re, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si ai ‘Kështjella’ i Ismail Kadaresë testoi aftësitë e mija gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban ende Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, ka thënë ajo./Gazeta10