Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zjarri në hotelin në Obiliq, Policia thotë se nuk ka të lënduar

Gazeta10
01 November 2025 - 14:54

Nuk ka persona të lënduar si pasojë e zjarrit që shpërtheu në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar , zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Sot rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ai.

Derisa, mediat në Kosovë kanë raportuar se objekti në fjalë është pronë e deputetit të VV-së, Halil Thaçit, i njëjti kandidon për të parin e Obiliqit/KK

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.