Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti e mirëpret vendimin për mosndryshimin e çmimit të ngrohjes nga Termokosi

Gazeta10
18 October 2022 - 20:45

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka mirëpritur vendimin e mos ndryshimit të çmimeve për konsumatorët e Termokosit për këtë sezon.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se projekti për zgjerim, i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, që u bë në qeverisjen e Isa Mustafës, mbetet një ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit.

‘’Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Prishtinë përmes kogjenerimit, i nisur në qeverisjen e Prishtinës nga Isa Mustafa me mbështetjen e Qeverisë Gjermane përmes KfW, mbetet ndër projektet më të rëndësishme të kryeqytetit. Më vjen mirë që qeverisja aktuale e kryeqytetit e ka prioritet ngrohjen qendrore. Duhet që sa më shpejt të lidhen në sistem të ngrohjes blloqet e reja të banimit në Arbëri, tek rruga B, në Lagjen e Spitalit e të Muhaxherëve, në Matiqan, në Kalabri dhe lagje të tjera’’, shkruajti ai.

Teksa, shtoi se pret që në këtë kohë krize të gjenden burime të tjera për ngrohje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.