Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rrëmbimi i serbit në kufi, Osmani: Bota demokratike të ndalë këto sulme të Serbisë

Gazeta10
03 Nëntor 2025 - 22:36

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se bota demokratike duhet të reagojë lidhur me rastin e rrëmbimit të një qytetari serb të Kosovës.

Osmani ka deklaruar se këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajon.

“Serbia, e cila çdo ditë bën propagandë e dezinformata për të drejtat e serbëve në Kosovë, ka plagosur dhe më pas ka kidnapuar një qytetar serb të Kosovës. Kjo është edhe një dëshmi shtesë e qasjes së saj hegjemoniste, ku çdo qytetar që guxon të flasë të vërtetën rreth regjimit autokratik të Vuçiqit, sulmohet dhe torturohet në mënyrën më barbare të mundshme. Bota demokratike duhet të reagojë e të ndalë këto sulme të Serbisë që kanë për qëllim rrezikimin e paqes e stabilitetit në rajonin tonë. Ndërkaq skena politike në Kosovë duhet të veprojë e flasë në një zë në mbrojtjen e Kosovës nga tendenca të tilla”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.