Komentatori politik, Halil Matoshi, e ka quajtur idiotike, të pamoralshme e joetike që të sulmohet opozita nga partia në pushtet.
Matoshi në Politiko, ka deklaruar se në vendet demokratike nuk sulmohet opozita, sepse është antidemokratike, transmeton Gazeta10.
“Sistemi demokratik, pushteti i ri kurrë nuk merret me opozitën, se ta sulmosh opozitën është antidemokratike, opozita nuk sulmohet. Kjo është e pamoralshme, e padinjitetshme dhe cënuese e demokracisë”, ka thënë ai./Gazeta10