Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Qytetari i plagosur u sulmua sepse është kundërshtar i regjimit të Vuçiq

Gazeta10
04 November 2025 - 18:54

Në një paraqitje para gazetarëve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, foli edhe për plagosjen e një qytetari serb të Kosovës, i cili dyshohet se më pas u rrëmbye nga xhandarmëria serbe.

Lidhur me këtë rast, Kurti tha: “sulmi me çfarë dimë deri tani ka ndodhur në territorin e Republikës së Kosovës, qytetari i plagosur i rrezikuar për jetë është shtetas i Republikës së Kosovës, gjithçka tregon që e kanë sulmuar sepse është kundërshtar i politikave dhe i regjimit të presidentit të Serbisë, Vuçiq”.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes që nga atëherë në asistencë dhe me KFOR-in dhe po kryhen procedurat hetimore”, shtoi Kurti.

“Fqinji ynë verior po vazhdon me sulmet e veta, që kanë qëllim destabilizimin e Kosovës…”, u shpreh ndër të tjera Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.